Me klasikun "Saktë në mesditë" në regji të Fred Cineman, në Kinotekën e Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën amerikane, prej sot fillon të shfaqet cikli filmik i titulluar "Uestern".
Cikli përmban edhe gjashtë filma të cilët janë përfaqësues kulminant të këtij zhanri dhe sfidë e vërtetë për adhuruesit e filmit. Bëhet fjalë për vepra të cilat i takojnë historisë së kinematografisë, të nënshkruara nga autorë legjendarë, mes ë cilëve Uilliam Uajller, Xhon Ford, King Vidor, Ulliam uellman, Fric Lang dhe Filip Kaufman, të cilët i vendosën kodet e gjuhës filmike dhe e ngritën filmin në nivelin e artit.
"Ky është rasti i vetëm të shihen këto vepra filmike, të cilat edhe sot duken freskët, madje edhe më mirë se sa produksioni i ri botëror, i cili gjithnjë e më tepër po e humb thelbin dhe i përkushtohet formës, e cila, ndërkaq, po brehet nga ‘krimbat digjital’", thuhet në kumtesën nga Kinoteka e Maqedonisë.
Ciklin do ta hapë ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Filip Riker.
Në pushimoren malore romantike Leh am Arlberg në Austri, këtyre ditëve në kuadër të festivalet Bregenc u shfaq produksioni i ri i operës Aida nga Xhuzepe Verdi, edhe atë në një skenë të përgatitur krejtësisht nga akulli dhe dëbora.
Që kjo shfaqje të duket sa më speciale u bënë kombinime të disa efekteve të ndriçimit, zjarrit dhe disa melodi nga opera pasiononte, e cila është njëra nga operat më të famshme, por edhe opera që është vënë më së shumti në skenën botërore. Skena e re ishte një përjetim i veçantë edhe për këngëtarët, të cilët i interpretonin rolet kryesore të princeshës Aida dhe komandantit etiopas.
„Realisht që ta përjetoj se si këndohet këtu duhet të interpretojë të paktën 10 ose më shumë herë- të jesh këtu është si në ëndërr. Këndimi nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i këndshëm", tha tenori Mihail Agafonov.
„Frymëmarrja është e vështirë në këtë të ftohtë, nuk mund të këndosh ashtu siç duhet", u shpreh soprano Virna Sforza.
Përndryshe, festivali Bregenc çdo vit josh me mijëra vizitorë.