Welcome
 
Welcome.. Miresevjeni
Menu  
  Home
  Contact
  Politikë
  Sport
  Kultur
  Shkencë
  Shëndetësi
  Lifestyle
  Teknologji
  Kuriozitete
  Vip news
  Psikologji (love)
  Love
  Love Poems
  Nick names MSN
  Feja islame
Shëndetësi

Yndyrat ushqimore

Të njohim vlerat e tyre në dietat tona ushqimore Kur janë të dobishme e kur janë të dëmshme.

Prof.Ass.Dr L.Birbo

Vlerat ushqimore të yndyrave

Yndyrat ushqimore në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e racionit ditor ushqimor:
* Kanë vlerë të lartë energjetike (kalorike). Një gram yndyrë jep mesatarisht 9 kalori, d.m.th sa dyfishi i sheqernave dhe i proteinave.
* Yndyrat bëjnë pjesë në ndërtimin e indeve të organizmit të njeriut.
* Yndyrat janë tretëse dhe bartëse të vitaminave A, D, E, K, shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut.
* Yndyrat, por jo të gjitha, përmbajnë në përbërjen e tyre disa acide yndyrore të pangopur, si linoleik, linolenik, arahidonik, që luajnë rolin e vitaminës F në organizëm, me vlerë të lartë biologjike.
* Yndyrat ushqimore kanë dhe veti lubrifikuese sepse duke u sekretuar nga gjëndrat e lëkurës, i japin kësaj elasticitetin dhe e ruajnë nga tharja. Pra në pamjen estetike te fytyrës e pjesëve te tjera të trupit.

Vaji i ullirit është gatuar nga natyra në "duar të arta"

Vajrat në përgjithësi janë të pasura me vitaminat E dhe F (acid i linolik, linolenikdhe arahidonik). Vitamina F e pashoqëruar me vitaminën E, do të bënte më shumë dëm sesa dobi në organizmin e njëriut.
Ajo duke u bashkuar me oksigjenin (ka "dobësi" për të) shndërrohet në substanca të dëmshme, si okside dhe perokside që dëmtojnë shëndetin tonë, sidomos kur yndyra trajtohet dhe në temperatura të larta (kuptoni këtu skuqjen e vajrave dhe erërat mbytëse që dalin prej tyre nëpër kuzhinat tona).
Të gjitha vajrat që janë të pasura me vitaminën F, kanë edhe vitaminën E, e cila ka veti të theksuara antioksiduese. Në këtë mënyrë ajo mbron vitaminën F nga oksidimi.
Eksperimentet e shumta kanë treguar se veprimi mbrojtës i vitaminës E ushtrohet si duhet kur raporti në mg i saj ndaj vitaminës E dhe F në gr është më i madh se 0.97. Vaji i ullirit këtë raport e ka 1.87 (notë e shkëlqyeshme) Ndërsa vajrat e tjerë bimore këtë raport e kanë nën mesataren: Vaji i sojës 0.30, i lulediellit 0.40, i kikirikut dhe i misrit 0.50, i pambukut 0.75etj. Siç shihet natyra vajin e ullirit e ka gatuar në "duar të arta".
Në të tilla rrethana duhen pasuruar vajrat e tjerë me vitaminë E ose duhen përzier me kritere shkencore gjatë të ushqyerit me vajin e ullirit për të arritur raportin mesatar të përmendur më sipër ndërmjet vitaminës E dhe F, në mënyrë që tigani në zjarr të mos bëhet "shpërthim mine" në trupin tonë.

Çfarë duhet të dimë për vajin e peshkut

Vaji i peshkut përdoret shumë sidomos për fëmijët për praninë e vitaminës D në të. Ai për këtë është quajtur dhe "banjo dielli e brendshme dimërore". Por meqenëse përmban shumë vitaminë F, lind nevoja edhe pranisë të vitaminës E.
Pra, këshillohet që kura me vaj peshku të shoqërohet me vitaminë E (rreth 20-30 mg në ditë), ose më shumë ushqime të pasura me këtë vitaminë, si lakra e zakonshme, sallata jeshile, bizelet, e verdha e vezës, fasulet etj.
Vlen të theksohet këtu se vitamina E është shumë e qëndrueshme dhe nuk humbet veprimtarinë gjatë përpunimit të ushqimeve me zierje etj. Një njeri i rritur ka nevojë për 15-20mg vitaminë e në ditë, kurse fëmijët doza më të vogla.

Margarina-origjinë bimore e modifikuar në mënyrë artificiale

Margarina prodhohet nga vajrat bimorë të hidro­gjenizuara, ku acidet yndyrorë të pangopur janë kthyer në të ngopur me shtresë sintetike hidrogjeni.
Sipas të dhënave historike prodhimi industrial i margarinës filloi më 1871 në Holandë sipas metodave eksperimentale të zbuluara në Francë. Ky "gjalpë i ri artificial pushtoi mjaft tregje, ndërsa në vendin e lindjes Francë, zotëronte gjalpi i lopës.
Konkurenca dhe lufta për cilësinë e prodhimit të margarinës, për tu afruar sa më shumë me gjalpin bëri të mundur prodhimin e margarinës me pamje si gjalpi dhe me shtesa vitaminash A dhe O.
Megjithatë nga provat e bëra me kavie, u provua se kjo lloj yndyre e ngurtësuar, kishte humbur vitaminën F (acidet yndyrore të lëngëta të pangopur) dhe si pasojë njeriu nuk merr nëpërmjet saj atë që i duhet aq shumë për nevojat e tij fiziologjike jetësore.

Cilat yndyra janë të dobishme apo të dëmshme për shëndetin tonë. Ku gjenden ato?!

Çdo lloj yndyre ka efekte të ndryshme ndaj shëndetit. Shkenca e sotme e të ushqyerit ka arritur në përfundimin se yndyrat e pangopura me një lidhje dyfishe që gjenden me shumicë në vajin e ullirit edhe më pak në atë të kikirikut (ku predominon acidi aleik) luajnë dy role pozitive: ulin sasinë e kolesterolit "të keq"(L.O.L)në gjak dhe rritin sasinë e kolesterolit "të mirë" (H.O.L).
Gjithashtu edhe yndyrat e pangopura (me shumë lidhje dyfishore, luajnë të njëjtin rol sikurse yndyrat e përmendura më sipër.
Ndërsa yndyrat e hidrogjenuara, pra edhe margarina, megjithëse kanë origjinë bimore, duke qenë se acidet e pangopura janë kthyer në të ngopur, luajnë një rol të kundërt me yndyrat e pangopura që u përmendën më sipër.
Është konstatuar se këto yndyra të ngurtësuara artificialisht (margarina etj) janë edhe më të dëmshme se yndyrat e ngurta shtazore si gjalpi, dhjami etj. Nga këto të fundit, gjalpi i konsumuar në mënyrë të moderuar është më pak i dëmshëm. Duhet përmendur këtu dhe përmbajtja e vitaminës D e gjalpit, shumë e nevojshme për rritjen e fëmijëve.
Duhet theksuar këtu me të madhe se disa peshq të detit, sidomos merluci kanë yndyrë me vlera shumë të larta për shëndetin e njeriut. Në këtë yndyrë gjenden acide yndyrore shumë të pangopur të një tipi të veçantë, te quajtur omega 3, që ulin shumë yndyrat në gjak dhe mënjanojnë rrezikun e trombozave etj.

Si këshillë të fundit, njerëzit e moshave të reja dhe të rriturit (deri 40 vjeç), kanë nevojë si për yndyra shtazore (sidomos gjalpë) ashtu dhe për yndyra bimore (sidomos vaj ulliri) në raportet e theksuara më sipër. Mos harroni asnjëherë se edhe mishi i viçit, në dukje pa yndyrë, përmban rreth 3-4% dhjamë.


ACARI, si të mbrohemi nga ai

Specialistët këshillojnë: Mos dilni nga shtëpia!

I ftohti i këtyre ditëve ka mbipopulluar poliklinikat. Ata janë kryesisht të moshuar të cilët kanë probleme kronike dhe nuk kanë mundur t’i përballojnë dot temperaturat nën zero gradë. Sipas specialistëve, ky fluks pacientësh pritet të jetë më i madh, madje në përfundim të kësaj situate të ftohtë meterologjike, situata do të jetë më e rënduar dhe numri i të sëmurëve që kanë nevojë për ndihmën e mjekëve do të jetë disa herë më i lartë se dy ditët e fundit.

Të moshuarit duhet të ruhen dhe të qëndrojnë vetëm në ambiente të ngrohta si dhe të konsumojnë ushqime të pasura me shumë vitamina. Për të gjitha kategoritë mjekët kanë rekomanduar që të kufizohen sa më shumë lëvizjet gjatë ditës, të përdoren lëngje të ngrohta dhe sa më shumë fruta. Këto të fundit bëjnë të mundur rritjen e imunitetit dhe luftimin e viruseve nëpërmjet vitaminave që merren nga frutat e stinës.

Specialistët parashikojnë një situatë të vështirë, sapo temperaturat të jenë normalizuar. Menjëherë pas kësaj periudhe mund të shpërthejnë epidemi të ndryshme, të cilat nuk do të prekin vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Virozat që mund të qarkullojnë do të jenë të ndryshme dhe sipas mjekëve kjo do ta vështirësojë izolimin e rasteve.

Në vend të proteinave shtazore

Mishi - Duhet të konsumohet i gatuar në gjellë çdo ditë gjatë këtij të ftohti
Peshku - Është mjaft i domosdoshëm për të zëvendësuar humbjen e proteinave
Vezët - Duhet të konsumohen disa kokrra në ditë dhe kryesisht të ziera

Në vend të proteinave bimore

Arrat - Mjekët rekomandojnë përdorimin e disa kokrrave gjatë ditës
Gështenjat - Nëse konsumohen të freskëta ato zëvendësojnë një sërë vitaminash bimore

Në vend të kalciumit dhe magnezit

orizi - Rekomandohet nga mjekët të përdoret qoftë në formë e supës apo edhe të pilafit
Spinaqi - Zëvendëson hekurin dhe zinkun që humbet gjatë këtij të ftohti trupi ynë
Karotat dhe limonët - Zëvendësojnë kalciumin, magnezin dhe zinkun që humbet gjatë këtij të ftohti

Për të luftuar virozat

Specat - Janë të këshillueshme të konsumohen edhe të gjalla
Lakra - Mjekët rekomandojnë që ajo të gatuhet bashkë me mishin
Lulelakra - E cila do të përdoret në sallatë me sa më pak kripë dhe vaj.


 

A jam UNË shtatzënë?

10 shenjat më të zakonshme të shtatzënisë

Disa gra janë të sigurta që janë shtatzënë që në momentin kur ndodh, për disa të tjera duhen 5 teste pozitive shtatzënie, së bashku me një sërë simptomash që të jenë vërtet të sigurta. Në qoftë se po mendoni se mund të jeni shtatzënë, shpresojmë që lista jonë e shenjave më të zakonshme të shtatzënisë t’ju ndihmojë që të gjeni përgjigjet që po shpresoni! Mos harroni, çdo grua është e ndryshme, kështu që ju mund të mos përjetoni që të gjitha nga 10 shenjat më të zakonshme.

1 Gjoks të ndjeshëm.

Në qoftë se jeni shtatzënë, ju do të dalloni që gjoksi juaj do të jetë i ndjeshëm. Këtë do ta vini re rreth tre javë pas zënies së fëmijës, kur menstruacionet janë rreth 1 javë me vonesë. Ato mund të ndihen të fryra, ashtu siç fryhen kur pritet cikli mujor.

2 Njolla të vogla ose kontraktime.

Në qoftë se jeni shtatzënë, njolla të vogla ngjyrë rozë mund të ndodhin në kohën e implementimit, kur embrioni mbillet (ngjitet) në mitër. Kjo ndodh rreth 8 deri në 10 ditë pas ovulacionit, pak më herët seç pritet cikli mujor. Ju mund të dalloni rrjedhjen e implementimit që është në formë njolle ngjyrë rozë dhe jo e trashë dhe e kuqe. Këto kontraktime mund të jenë të zakonshme në shtatzëninë e hershme. Derisa embrioni të vendosi pozicionin e tij dhe të mbështetet në kockën e pelvisit në tre mujorin e parë, do të ketë kontraktime të ngjashme me ato të menstruacioneve. Në fakt, kontraktimet e mitrës janë një gjë e zakonshme dhe ndodhin vazhdimisht si gjatë ushtrimeve fizike, orgazmës ashtu edhe gjatë ndryshimeve të thjeshta të pozicioneve.

3 Errësimi i aoreolave.

Në shtatzëninë e hershme gjatë kohës që prisni menstruacionet ju mund të dalloni që aoreolat (pjesa e errët që rrethon thithat e gjoksit) fillojnë të theksohen dhe të rriten në diametër. Besohet që ngjyra e errët e aoreloës ndihmon fëmijën e porsalindur të gjejë thithën për tu ushqyer me qumësht.

4 Këputje ekstreme.

Në qoftë se jeni shtatzënë, një simptomë shumë e zakonshme në javët e para është lodhja. fazë temperatura ulet). Kur veza është fertilizuar në tubin fallopian, nis një udhëtim për në mitër që zgjat rreth 1 javë, ku edhe mbillet. Është pikërisht në këtë kohë që trupi juaj mund të ndjejë që ju jeni shtatzënë. Kur hormoni HCG është liruar, gruaja zakonisht përjeton një rritje temperature, po aq dramatike sa e para, por mund të ndjehet rreth 1 javë deri në 12 ditë pas rritjes së temperaturës së ovulimit.

5 Marrje mendsh dhe të vjella.

Në qoftë se jeni shtatzënë, ju do të përjetoni “sëmundjen e mëngjesit” që në javët e para të zënies. Përzierja dhe marrja e mendve mund të ndodhë në çdo kohë- ditën dhe natën.

6 Urinim i shpeshtë.

Gjatë kohës që menstruacionet janë 1 ose 2 javë me vonesë, ju mund të zbuloni se po urinoni më shpesh se zakonisht. Kjo ndodh për shkak se fëmija që po rritet në uterus ushtron presion në fshikëzën tuaj.

7 Kapsllëk

Ju mund të ndjeni ndryshim në tretje. Hormonet e prodhuara me tepri gjatë shtatzënisë bëjnë që zorrët të jenë më të relaksuara.

8 Rritje të temperaturës bazë të trupit.

Ju mund të jeni vërtet shtatzënë në qoftë se temperatura bazë e trupit qëndron e rritur edhe pas kohës që duhet të kishit menstruacionet dhe nuk ulet në nivelin pre-ovulacion (në këtë fazë temperatura ulet). Kur veza është fertilizuar në tubin fallopian, nis një udhëtim për në mitër që zgjat rreth 1 javë, ku edhe mbillet. Është pikërisht në këtë kohë që trupi juaj mund të ndjejë që ju jeni shtatzënë. Kur hormoni HCG është liruar, gruaja zakonisht përjeton një rritje temperature, po aq dramatike sa e para, por mund të ndjehet rreth 1 javë deri në 12 ditë pas rritjes së temperaturës së ovulimit.

9 Mungesë menstruacioni.

Kjo mund të jetë shenja e parë e shtatzënisë, sidomos në qoftë se ju keni një cikël të rregullt. E kombinuar me shenjat e tjera pozitive, ju mund të jeni e sigurt se jeni shtatzënë edhe përpara se të bëni testin e posaçëm.

10 Testi i shtatzënisë.

Në qoftë se cikli juaj mujor është qoftë edhe 1 ditë me vonesë ju jeni gati të njihni të vërtetën; të bëni një test shtatzënie në shtëpi. Një test urine mund të përdoret që 10 deri në 14 ditë pas fertilizimit. Në qoftë se nuk mund të prisni deri në mungesën e menstruacioneve, një test shtatzënie gjaku mund të bëhet që në 8 deri në 10 ditë pas fertilizimit. Kujto që testet e shtatzënisë nuk janë 100% të sigurta, as ato të gjakut. Në qoftë se rezultati është negativ dhe ju përsëri ndiheni shtatzënë përsëriteni testin 1 javë më vonë. Fat të mbarë!


 

Mirëseerdhe vizitues i nderuar.Shpresojmë që të kalosh sa më mirë në websiten tonë.  
   
Merlind Ramadani  
  Mirëseerdhe vizitues i nderuar, shpresojme qe te kalosh sa mer mir.
Gjat shfletimit te websaitit tone ka shum mundesi te keni verejtur mangesi te ndryshme pa qellim nga administratori.Mirepo nese doni te na ndihmoni qe ta popullarizojme dhe ta persosim ket websit ju lutemi na kontaktoni ne kontaktet tona te dhena me posht.
 
Kontakt E-mail dhe Tel.  
  e-mail:
Lindi_gv1@hotmail.com
Lindi_gv1@live.com
iTerrorist@live.com
Tel.mob:
+38970853234
+38972648482
 
Barcoleta e javës  
  Ni nxans ne bank t'kalsës e vizaton ni mizë edhe profesoresha mendon qe miza osht pernime i mshon me myt edhe e thon dorën.Shkon profesoresha te prindi i djalit edhe i thot : "djali jot e ka vizatu ni mizë ne bank une kom mendu qe osht pernime i kom mshu edhe e kom thy doren".Baba i djalit thot :"aiiiiiii ti doren e ke thy ai mu ma ka vizatu ....... n'derë e e kom thy ....... e su bo nomi e ti pe kan dorën"  
Today, there have been 5 visitors (6 hits) on this page!
Good luck This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free