Zgjedhjet e rradhës duhet të jenë të qeta dhe demokratike, meqë janë kruciale për vendin dhe aderimin e tij në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ambasadori amerikan në vend Filip Riker gjatë takimit me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi kanë rënë dakord që incidentet gjatë zgjedhjeve të rradhës në vend duhet të kalojnë pa asnjë incident nëse dëshirojnë që vendi të hapërojë përpara.
"Ishte një takim i rëndësishëm si çdo here me ambasadorin amerikan. Çështja kryesore që u bisedua janë zgjedhjet lokale dhe presidenciale. Ka interesim shumë të madh që këto zgjedhje të kalojnë në atmosferë demokratike, të rregullta, janë të rëndësishme shumë për ardhmërinë e Maqedonisë për në NATO dhe Unionin Evropian. Shpreha gatishmërinë dhe kontributin që si parti dhe drejtues i Partisë Demokratike Shqiptare që zgjedhjet të jenë korrekte, fer dhe demokratike, normalisht gjithëmonë duke theksuar se Qeveria është ajo që e ka përgjegjësinë kryesore për rregullshmërinë e zgjedhjeve", tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Bakojani: Negociatat për emrin stagnojnë
Negociatat për dallimet rreth emrit "stagnojnë", deklaroi shefi i diplomacisë greke Dora Bakojani pas takimit me ndërmjetësuesin Metju Nimic, mbrëmë në Nju-Jork.
Tani për tani nuk ka më shumë detaje nga takimi, pas të cilit Nimici deklaroi se është biseduar për rrjedhjen e procesit të negociatave.
Nga ana e vetë, Bakojani deklaroi se ka ngecje në çështjen për dallimet rreth emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonsië.
Takimi Bakojani - Nimic u mbajt në ditën e fundit të vizitës së shefes së diplomacisë greke, e cila realizoi takim edhe me ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara (KB) Suzan Rajs, ndërsa sot do të mbajë fjalim në Këshillin e Sigurimit të KB-ve në rolin e kryesueses me OSBE