|
 |
|
Menu |
|
|
|
|
|
 |
|
Kuriozitete |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Arushat kineze Panda, në paradë mode në Pekin
Stilistja njujorkeze Vivienne Tam , me origjinë kineze, gjeti një mënyrë të hidhte në ankand, 5 kostume pandash si një mënyrë në ndihmë të këtyre kafshëve, në zhdukje.
"Do të doja të nxirrja më shumë para për të shpëtuar pandat. Ky ishte edhe qëllimi i fushatës sonë. Të kursenim më shumë para, për ti ndihmuar këto kafshë. Dhe mendoj se është një kauzë shumë e mirë.....", deklaroi Vivienne Tam, stiliste.
Stilistja aziatike Vivienne Tam është e para që përzjeu modën e pandave me bamirësinë. Paratë e nxjerra, qoftë edhe një shumë modeste, do të shkojnë në ndihmë të kafshëve në rezervatin e prishur nga tërmeti i kaluar, Wolong në provincën Sichuan. Pandat, konsiderohen simbol kombëtar kinez, madje shpeshherë quhen si 'ambasador i vogël' i këtij vendi. Jo vetëm në zhdukje, por këto kafshë, u pakësuan shumë edhe pas shkatërrimit të habitateve të tyre, nga tërmeti i 12 Majit, i cili ishte 7.9 ballë i shkallës Righter.
Mbahet festivali "Santiago a mil" në Kili
Mirëpo, festivali ndërkombëtar teatral "Santiago a mil", i cili çdo vit mbahet në kryeqendrën e Kilit, Santiago, këtë vit zgjoi kureshtjen edhe te anëtarët e shoqërisë artistike kineze "Opera Vu".
Rreth tridhjetë artistë në rrugët e qytetit performuan një shou të vërtet, ku kilianët mbetën mahnitur.
"Më pëlqejnë dragonjtë, më pëlqen gjithçka. Me të vërtet është në performim i shkëlqyer, ne në Kili nuk kemi mundësi të shohim një gjë të tillë, është diçka e bukur që erdhën nga Kina!", thotë vizitorja Sofia.
Klaudio Letelijerit, anëtar i "Opera Vu-së" i pëlqen ideja për të marrë pjesë në në festivalin e Santiagos. "Duhet më shpesh të vizitojmë edhe vende të tjera, pasi që njerëzit kështu do të njihen nga afër me kulturën kineze", thotë ai.
Përveç defilimit nëpër rrugë, artistët nga "Opera Vu" ditët në vijim në Kili do të performojnë edhe disa nga operat klasike kineze. Përndryshe , në festival do të marrin pjesë edhe shoqëri artistike nga Japonia, Argjentina, Meksika, Gjermania, Belgjika, Franca dhe Spanja. Organizatorët presin që këtë eveniment ta vizitojnë rreth 700 vizitorë.
Mbahet festivali "Santiago a mil" në Kili
Mirëpo, festivali ndërkombëtar teatral "Santiago a mil", i cili çdo vit mbahet në kryeqendrën e Kilit, Santiago, këtë vit zgjoi kureshtjen edhe te anëtarët e shoqërisë artistike kineze "Opera Vu".
Rreth tridhjetë artistë në rrugët e qytetit performuan një shou të vërtet, ku kilianët mbetën mahnitur.
"Më pëlqejnë dragonjtë, më pëlqen gjithçka. Me të vërtet është në performim i shkëlqyer, ne në Kili nuk kemi mundësi të shohim një gjë të tillë, është diçka e bukur që erdhën nga Kina!", thotë vizitorja Sofia.
Klaudio Letelijerit, anëtar i "Opera Vu-së" i pëlqen ideja për të marrë pjesë në në festivalin e Santiagos. "Duhet më shpesh të vizitojmë edhe vende të tjera, pasi që njerëzit kështu do të njihen nga afër me kulturën kineze", thotë ai.
Përveç defilimit nëpër rrugë, artistët nga "Opera Vu" ditët në vijim në Kili do të performojnë edhe disa nga operat klasike kineze. Përndryshe , në festival do të marrin pjesë edhe shoqëri artistike nga Japonia, Argjentina, Meksika, Gjermania, Belgjika, Franca dhe Spanja. Organizatorët presin që këtë eveniment ta vizitojnë rreth 700 vizitorë.
Vero-terapi per pamje te bukur
Lëvozhgat e rrushit, vaji i farërave, ekstraktet e gjethit të hardhisë së verës së zezë dhe të bardhë, janë hiti i fundit për trajtime kozmetike në botë.Vera shërbehet në mbrëmje çdo kund në botë. Thonë se është e mirë për zemrën dhe enët e gjakut. Dinë ta përmirësojë disponimin dhe të shpëtojë nga ndonjë mbrëmje të dështuar. Mirëpo, kush do të mendonte se vera mund të jetë e mirë edhe për pamjen tuaj. Hiti i fundit në trajtimet kozmetike janë përbërjet shoqëruese që dalin nga prodhimi i verës, sikurse lëvozhgat e rrushit, vaji i farërave, ekstraktet e gjethit të hardhisë së verës së zezë dhe të bardhë. E ashtuquajtura vero-terapia praktikohet edhe në sallonin e Nju Jorkut të kozmetikës – DAEN HENSON.
“Ato vërtetë janë të pasur me anti-oksidante, kurse dihet se anti-oksidantet janë një mjet fantastik në luftën kundër mplakjes dhe se ndihmon që të jemi të freskët si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, thotë kozmetikja Daen.
“Vazhdimisht jam e relaksuar pas trajtimit. Ndjehem shkëlqyeshëm dhe dukem shumë bukur. Të gjithë më pyesin ku kam qenë, çka kam bërë, pasi me siguri shndrisë”, thotë myshteriu Nikol.
Ndërkaq, vera e zezë dhe e bardhë janë njëlloj të dobishme, por për gjera të ndryshme. Vera e zezë ndihmon në funksionimin e kapilarëve, derisa e bardha e freskon lëkurën. Vero-terapia e cila tani duhet të marr hov në sallonet e kozmetikës anekënd botës është një recetë e vjetër për bukurinë e njerëzve nga rajonet ku prodhohet vera.
Nje shqiptare detyron aeroplanin te ateroj ne ZAGREb

Për shkak të komplikimeve të papritura që kishte pasur pasagjerja 20-vjeçare, shqiptarja B.A., e cila është në muajin e katërt të shtatzënisë - një aeroplan "low cost" i kompanisë "Belle Air" dy ditë më parë, rreth orës 22:00, është detyruar të ateronte në aeroportin e Zagrebit.
Aeroplani ishte duke fluturuar nga Durrësi drejt Triestes, mirëpo pasi shtatzëna kishte përjetuar komplikime të papritura shëndetësore, kapiteni i aeroplanit ka aterruar në aeroportin Pleso – ndërsa ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Petrovo, bën të ditur gazeta kroate "Jutarnji List".
Gruaja e re pas kontrollit mjekësor ka marrë infuzion, dhe fatmirësisht nuk e ka humbur fëmijën. Përkundër faktit se ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, kjo periudhë është shumë e rrezikshme që nëna të humbë fëmijën, ka thënë për këtë gazetë dr.sc. Jozo Blaiq, shef i repartit gjinekologjik në këtë spital.
Sipas tij, deri te përkeqësimi i gjendjes shëndetësore mund të ketë ardhur për shkak të ndryshimit të lartësisë, ndaj se cilës shtatzënat janë shumë të ndjeshme.
Aeroplani është nisur drejt Triestes pak më vonë, me 101 pasagjerët e tij. /mia
Thehen rekorde botrore ne Las Vegas
Mijëra vizitorë në qytetin amerikan të Las Vegasit shijuan dy rekorde botërore me makinë dhe motocikletë.
36 vjecari nga Zelanda e re Ris Millen, arriti të bëhet i pari në botë që me një makinë me shpejtësi, u ngjit në një pistë, rrotulloi makinën në ajër dhe pastaj u ul në tokë.
Ndërsa motociklisti Australian Robi Madison, I cili vitin e kaluar mahniti të gjithë duke fluturar 98 metra dhe theu një rekord, kësaj rradhe ishte gati për sfidën e re. Madison i dha motocikletës me shpejtësi të madhe në një pistë që ngjitej në ajër, për të arritur në catinë e ndërtesës Harku i Triumfit, 30 metra të lartë, prej nga përshëndeti
Nje grua tajlandeze tenton te jetoj me 5000 akrepa per nje muaj
E ashtuquajtura mbretëresha akrep në Tailandë, kërkon të thyejë rekordin e saj të mëparshëm, për 33 ditë, duke përfshirë edhe festën e krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
"Kur nuk ka dritë, atëherë unë duhet të tregohem më e kujdesshme, për të lëvizur. Ata të thumbojnë, nëse unë tentoj të zmbraps ndonjë prej tyre. Nëse nuk i trazon dhe nëse nuk i zmbraps nga rruga e tyre, ata nuk të sulmojnë. Unë luaj me akrepa që prej 10 vjetësh tashmë", tha Kançana Ketkaev, 'Mbretëresha e Akrepave'.
39 vjeçarja Kançana Ketkaev duket se nuk ka aspak frikë nga helmi i akrepave. Ajo në vitin 2002, pati fituar titullin 'mbretëresha e akrepave' pasi arriti të jetonte mes 3400 akrepave për 33 dytë. Sot, gruaja është në ditën e tretë të kësaj maratone të frikshme, e cila parashikon, një ditë më shumë nga rekordi i mëparshëm, por edhe 1600 akrepa më shumë. Tjetër problem për të, është edhe dhoma e vogël prej qelqi, vetëm 12 metra katror. Përpara nisjes së kësaj maratone, ajo disa ditë më parë theu një tjetër rekord Guinnes, atë të mbajtjes për plot 2 minuta, një akrep në gojë
Kurorezime masive ne temperatura ekstreme ne Kine

Ceremoni masive martesore në borën e qytetit më të ftohtë të Kinës, Harbin. Në temperaturat minus 20 gradë çiftet e reja kurorëzuan martesat e tyre duke thënë se pavarësisht se moti është shumë i ftohtë, zemrat e tyre janë të mbushura me ngrohtësi.
Dhjetra të sapo-martuar zhvilluan një ceremoni në të bardhë në plot kuptimin e fjalës në qytetin më të ftohtë të Kinës, Harbin, ku temperaturat shkuan në minus 20 gradë Celcius dhe ku bora kishte mbuluar gjitshka. 22 çifte i thanë PO martesës në një ceremoni masive në natyrë.
"Megjithëse moti është I ftohtë, zemrat tona janë të mbushura plot me ngrohtësi", thotë nusja Vu Janmei.
"Akulli dhe bora janë dëshmitarë të dashurisë sonë. Ato janë dëshmitarët e vërtetë", thotë dhëndri Cai Zhe.
Martesat masive u zhvilluan përpara një sculpture akulli që Kina thotë se është më e madhja në botë. Martesat në dëborë u bënë traditë në qytetin kinez Harbin, mbi 20 vjet më përpara, në vitin 1985, kur qyteti mirëpriti festivalin e parë të akullit
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Mirëseerdhe vizitues i nderuar.Shpresojmë që të kalosh sa më mirë në websiten tonë. |
|
|
|
|
|
 |
|
Merlind Ramadani |
|
|
|
|
|
|
Mirëseerdhe vizitues i nderuar, shpresojme qe te kalosh sa mer mir.
Gjat shfletimit te websaitit tone ka shum mundesi te keni verejtur mangesi te ndryshme pa qellim nga administratori.Mirepo nese doni te na ndihmoni qe ta popullarizojme dhe ta persosim ket websit ju lutemi na kontaktoni ne kontaktet tona te dhena me posht. |
|
|
|
|
|
 |
|
Kontakt E-mail dhe Tel. |
|
|
|
|
|
|
e-mail:
Lindi_gv1@hotmail.com
Lindi_gv1@live.com
iTerrorist@live.com
Tel.mob:
+38970853234
+38972648482 |
|
|
|
|
|
 |
|
Barcoleta e javës |
|
|
|
|
|
|
Ni nxans ne bank t'kalsës e vizaton ni mizë edhe profesoresha mendon qe miza osht pernime i mshon me myt edhe e thon dorën.Shkon profesoresha te prindi i djalit edhe i thot : "djali jot e ka vizatu ni mizë ne bank une kom mendu qe osht pernime i kom mshu edhe e kom thy doren".Baba i djalit thot :"aiiiiiii ti doren e ke thy ai mu ma ka vizatu ....... n'derë e e kom thy ....... e su bo nomi e ti pe kan dorën" |
|
|
|
Today, there have been 3 visitors (4 hits) on this page! |