Welcome
 
Welcome.. Miresevjeni
Menu  
  Home
  Contact
  Politikë
  Sport
  Kultur
  Shkencë
  Shëndetësi
  Lifestyle
  Teknologji
  Kuriozitete
  Vip news
  Psikologji (love)
  Love
  Love Poems
  Nick names MSN
  Feja islame
Vip news

Allen: Mund të largohem nga muzika

Këngëtarja britanike Lily Allen nuk është e sigurt nëse e ardhmja e saj qëndron në industrinë e muzikës.

Allen, e cila po gëzon një sukses me albumin e dytë të saj “It's Not Me, It's You”, ka refuzuar të konfirmojë planet për një album të tretë, pasi ajo mund të zgjedhë një drejtim tjetër në karrierë brenda gjashtë muajsh.
“Nuk mund t’ju them nëse do të bëj edhe një xhirim tjetër, pasi nuk e di nëse do të jem në këtë fushë brenda gjashtë muajsh. Jam një person që ‘e jetoj’ çdo ditë. Nuk kam ide se çfarë mund të ndodhë nesër”, ka thënë Allen.
“Me siguri nuk mendoj një javë më pas ose një muaj. Sa më larg shkon e ardhmja, kam vetëm një plan të mjegullt të martohem dhe të kem fëmijë. Nuk jam aktivisht as duke kërkuar burrë”, ka shtuar këngëtarja.

Lily Allen. Foto: Photobucket

   

Stanley: Këngët e grupit Kiss nuk vdesin kurrë

Frontmeni i grupit legjendar "Kiss", Paul Stanley, është i bindur se rokerët veteranë kurrë ‘nuk do të lodhen’ duke i kënduar këngët e tyre të vjetra, sepse do të ishte shenjë mosrespektimi ndaj fansave të tyre po të mos këndonin hitet e tyre klasike.

Hitbërësit e këngës “I Was Made For Lovong You Baby” u formuan në vitin 1972 dhe kanë shitur më shumë se 85 milionë albume anembanë botës gjatë karrierës së tyre të gjatë.
“Këndimi i këngëve tona klasike vetëm sa na ka shtuar apetitin për të hyrë sërish në studio dhe për ta shndërruar atë në material të ri muzikor. Këngët tona më kanë kënaqur mua personalisht dhe i kanë bërë të lumtur shumë njerëz të tjerë. Do të ishte shenjë mosrespektimi të heqim dorë nga diçka që ka aq shumë rëndësi për neve dhe fansat”, ka thënë Stanley.

Kiss, Foto: Boston

Mirëseerdhe vizitues i nderuar.Shpresojmë që të kalosh sa më mirë në websiten tonë.  
   
Merlind Ramadani  
  Mirëseerdhe vizitues i nderuar, shpresojme qe te kalosh sa mer mir.
Gjat shfletimit te websaitit tone ka shum mundesi te keni verejtur mangesi te ndryshme pa qellim nga administratori.Mirepo nese doni te na ndihmoni qe ta popullarizojme dhe ta persosim ket websit ju lutemi na kontaktoni ne kontaktet tona te dhena me posht.
 
Kontakt E-mail dhe Tel.  
  e-mail:
Lindi_gv1@hotmail.com
Lindi_gv1@live.com
iTerrorist@live.com
Tel.mob:
+38970853234
+38972648482
 
Barcoleta e javës  
  Ni nxans ne bank t'kalsës e vizaton ni mizë edhe profesoresha mendon qe miza osht pernime i mshon me myt edhe e thon dorën.Shkon profesoresha te prindi i djalit edhe i thot : "djali jot e ka vizatu ni mizë ne bank une kom mendu qe osht pernime i kom mshu edhe e kom thy doren".Baba i djalit thot :"aiiiiiii ti doren e ke thy ai mu ma ka vizatu ....... n'derë e e kom thy ....... e su bo nomi e ti pe kan dorën"  
Today, there have been 8 visitors (10 hits) on this page!
Good luck This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free