Pse vajzat dashurojnë djem çapkënë
Shumë vajza kanë dëshirë të ecin në anën e egër, edhe pse rrezikojnë të thyejnë zemrën e tyre duke u takuar me një djalë të keq. Është e rrezikshme, emocionuese dhe interesante. Ndërsa disa vajza vendosin të lidhen me këta rebelë thjeshtë për ndryshim, shumë prej tyre tërhiqen nga aparenca e ashpër, për to është si një sfidë. Pra, çfarë mund të bëjë një djalë i mirë për të patur dhe krijuar pak kënaqësi në një lidhje?

Këtu janë pesë mënyra për të përfshirë një djalë ’të keq’ në një lidhje:
1. Vajzave u pëlqen të ndjekin
Nëse, që në fillim telefononi gjithë kohës dhe na mbushni duart me lule, ne do të mendojmë që është tepër dhe shumim shpejt. Djemtë pak si rrugaç e dinë që një distancë e mjaftueshme dhe jo e rrezikshme e bën çmimin më të vlefshëm.Ne nuk mund të heqim dorë nga një djalë i keq që na bën ta duam më shumë. Çelësi për djemtë nuk është të jenë të pasjellshëm ose të duken sikur nuk e çajnë kokën. Ju doni një grua të lumtur, jo një çështje të rëndësishme me kompleksin e braktisjes, apo jo?
2. Vajzat duan një djalë të zot me besim tek vetja
Kur vjen puna për të zgjedhur, shumë vajza do të preferonin Russell Crowe në vend të Tom Hanks. Nuk janë muskujt apo pamja e egër ato që tërheqin, por besimi suprem tek vetja.Një djalë i keq nuk dyshon kurrë tek aftësitë e tij seksuale dhe kjo e bën atë më tepër seksi. Ky lloj besimi i fortë, bëhet edhe më i fortë kur ne fillojmë ta njohim dhe të zbulojmë anën e tij të butë, por jo në takimin e parë!

3. Vajzat duan një burrë që luan sipas rregullave të tij
Ne pëlqejmë meshkuj që e shohin botën dhe përpiqen ta ndryshojnë atë, ndonjëherë duke e drejtuar një kompani dhe jo duke punuar për të; duke u përballur me problemin, në vend që të ankohen prej tij; duke krijuar diçka dhe jo duke kritikuar.Burrat që kanë bindje të forta nuk përshtaten me rregullat dhe gjendjet stereotipie. Një djalë i keq i suksesshëm, është kurajoz, merr përsipër rreziqe dhe nuk ka frikë nga dështimi.
4. Vajzat pëlqejnë surprizat
Nuk mund ta dish kurrë se çfarë fsheh nën mëngë një djalë çapkën. Një shëtitje me motor në mesnatë? Një marrëdhënie seksuale në një vend pak të veçantë?Të krijohet ideja se djemtë çapkënë jetojnë për momentin. Ata nuk mund të kenë sigurime shoqërore apo fonde për pension, por kanë një sens aventure. Pra përmbajuni rregullave tuaja dhe kurseni për pleqërinë, por shtoni pak spontanitet dhe entuziazëm në takimet dashurore.

5. Vajzat duan të joshen
Errësira, një lokal nate, një pije e vërtetë (martini apo xhin) dhe një kërcim i ngadaltë seksi, një aventurë kur nuk ta pret mendja. Këto janë brumi i djemve çapkënë.Ai mbështetet, na prek dhe bën kon takte të gjata të ngadalta me sy. Një djalë i tillë e bën të dashurën e tij të ndihet si perëndeshë, si e vetmja vajzë e pranishme.Ai mund ta japë këtë lloj vëmendjeje vetëm një ose dy herë përpara se të hedhë hapin tjetër të joshjes. Por nuk ka gjë më të mirë sesa një djalë "rrugaç" që përpiqet të bëjë përshtypje të mirë ..... madje dhe kur pretendon, se mund të jetë vetëm i keq.
Ju u ndatë? Po fëmijët…
Pyesim çiftet që përjetojnë momente “krize”: A e menduat çdo gjë më së miri para se të vendosnit për t’u ndarë? A e menduat se si do të ndikohen fëmijët tuaj nga një situatë e tillë?
Kushtet në të cilat po jetojmë, kanë shkaktuar kriza nga më të ndryshmet në rrethet familjare, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm në marrëdhëniet midis çiftit, por edhe tek fëmijët.
Pyesim çiftet që përjetojnë momente “krize”: A e menduat çdo gjë më së miri para se të vendosnit për t’u divorcuar? A e menduat se si do të ndikohen fëmijët tuaj nga një situatë e tillë?
Divorci mund të përkufizohet si dhënie fund një kontrate midis dy personave që më parë kishin vendosur të bashkonin jetën e tyre. Fatkeqësisht ky fenomen në ditët tona vihet re të ketë një rritje mjaft të shpejtë.

Foto: Veer
Divorci mund të shkaktohet nga shumë faktorë. Zakonisht, mosmarrëveshjet në çift dhe zhgënjimi nga njëri tjetri janë ato që çojnë në dhunën në familje, në lindjen e problemeve ekonomike, në tradhti bashkëshortore etj.
Sidoqoftë, divorci po aq sa ndikon çiftin, ndikon edhe të afërmit e tyre si fëmijët, prindërit etj. Prindërit, mund të ndahen nga njëri tjetri, por kurrë nga fëmijët e tyre. Nuk mund të mos mendohet që ata, si pjesë mjaft e rëndësishme e institucionit të familjes të mos ndikohen nga një shpërndarje e saj.
Ky ndikim, zakonisht nuk shfaqet në problemet që këta fëmijë paraqesin pas shumë vitesh, si një tubim ndjenjash të frenuara. Tek këta fëmijë, shfaqen probleme të theksuara psikologjike, të dukura këto më shumë në momentin që bëhen vetë prindër.

Foto: Merlnd ramadani dhe Nusja e tij
Njerëzit para se të martohen mendojnë gjerë e gjatë. Pyesin miq e shokë dhe pasi duket se janë siguruar edhe me ndjenjat e tyre, vendosin të martohen. Por, të hedhësh themelet e një familjeje të re, nuk është edhe shumë e lehtë.Po ashtu, edhe divorci para se të vendoset për tu kryer, kërkon që të mendohesh gjerë e gjatë. E njëjta përgjegjësi që mendohet para martesës, e njëjta duhet të kihet parasysh edhe para divorcit.Çifti midis tyre duhet të ketë parasysh që të shmang nga fjalori fjalën “divorc” për gjëra të vogla. Ajo që nuk duhet harruar kurrë, është që “divorci” të mendohet si zgjidhja e fundit përkundrejt situatave që has.Duhet të mendohet mirë nëse divorci do tu japë fund problemeve, apo të çelë rrugë për probleme të tjera. A jeni të sigurt se do të mund të përballoni problemet që do të lindin pasi të jeni ndarë?
Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme është edhe mënyra se si i thuhet fëmijëve vendimi për divorc, nëse tashmë është arritur në atë pikë. Kjo duket të jetë edhe pika më e vështirë për prindërit, pasi këta janë edhe ata mbi të cilat rëndojnë më shumë pasojat e këtij fenomeni.Para se t’u thuhet një vendim i tillë, fëmijët duhet të jenë të përgatitur, pse jo të merret edhe ndihma e ndonjë psikologu. Sipas moshës së fëmijës duhet të përdoren edhe fjalët dhe shprehjet me të cilat do t’i transmetosh situatën, shkaqet e divorcit, atë që nuk ka mbetur më rrugë tjetër për të vazhduar së bashku nëna dhe babai, në një situatë të tillë duhet të kenë kujdes që në asnjë mënyrë të mos ulin dhe fyejnë njëri tjetrin në syrin e fëmijës.

Foto: Corbis
Në një rast të tillë, nga një fëmijë që nuk është mësuar dhe nuk di gjë mbi divorcin, mund të vijnë reagime nga më të ndryshmet. Këto sjellje, janë më të dukshme tek ata fëmijë mosha e të cilëve është ende e vogël dhe janë të lidhur shumë pas nënës apo babait. Fëmija mund të ushqejë ndenja nga më të ndryshmet duke fajësuar njërin nga prindërit.Si pasojë e situatës në të cilën gjenden, tek ai/ajo mund të vihen re edhe nënvleftësim i shkollës, rënie nga mësimet, nervozizëm etj. Për ata që janë të një moshe akoma më të vogël, shfaqen probleme edhe në kryerjen e nevojave urinare të cilët në të shumtën e rasteve i bëjnë ato në gjendje të veshur.

Foto: Corbis
Ja disa mënyra që lehtësojnë sadopak ndikimin negativ tek fëmijët kur prindërit kanë vendosur të ndahen:
* Prindërit e ndarë nuk duhet të harrojnë se mund të jenë ndarë nga njëri tjetri, por jo nga fëmijët.
* Fëmija gjithmonë ka nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e prindit. Çifti i ndarë, edhe pse të tillë, nuk duhet të harrojë që t’i qëndrojë pranë fëmijës sa herë ka nevojë. Nuk duhet të shtyjë në asnjë mënyrë kohën e vendosur për të kaluar së bashku me fëmijën.
Prindërit e ndarë nuk duhet t’u flasin keq fëmijëve për njëri tjetrin. * Fëmija duhet të lajmërohet për çdo ndryshim që mund të ndodh pas divorcit. Duhet të mënjanohen ndikime negative të menjëhershme mbi fëmijën si p.sh., ndryshim qyteti, shkolle, shoqërie etj.
* Duhet të përballohen të gjitha nevojat e fëmijës për edukim, mirëqenie etj.
* Duhet të lejohet takimi i fëmijës me prindin tjetër me të cilin jetojnë të ndarë.
* Nuk duhet në asnjë mënyrë që veprime të nxituara të fëmijës t’i përngjasohen prindit tjetër (je si yt atë, apo jot ëmë)
* Gjatë procesit të divorcit, prindërit duhet të jenë të sinqertë me fëmijën. Nuk duhet të gënjehen asnjëherë.
|
|
Sa mirë e njihni njëri-tjetrin
Sa mirë e njihni veten? Sa i mirë është komunikimi me seksin tjetër? Mbi marrëdhëniet burrë-grua janë bërë shumë studime. Ndonjëherë shkencëtarët dalin në përfundime befasuese. Zbuloni se çfarë urrejnë më shumë bashkëshortët tek njëri-tjetri!

Vlen njësoj si për burrat dhe gratë: Partneri vjen nga një planet tjetër
Çfarë shkakton më shpesh zemërim në çift? Nuk e kuptojnë më njëri-tjetrin, apo janë problemet financiare? Edhe kur një lidhje martesore ka mbijetuar, jo rrallë takojmë famëkeqen “prishje e lidhjes për arsye të monotonisë”.
E vërteta është se pas këtyre qëndrojnë kryesisht arsye pa rëndësi, të cilat ia marrin frymën dalëngadalë dashurisë.
Çfarë nervozon gratë:
Nuk më thotë asnjëherë se sa e rëndësishme jam për të
Më duhet gjithmonë të sistemoj shtëpinë pasi ai di vetëm të bëjë lëmsh
Nuk më kujtohet hera e fundit që më ka sjellë lule
Çfarë nervozon burrat:
Gjithmonë do të dijë çdo gjë për mua
Kur bën shopping më duhet ta pres me orë të tëra
Shpik gjithmonë ndonjë punë që duhet ta bëj unë
Është një konflikt, për të cilin Psikologjia njeh tre shkaktarë kryesor: “Burrat dhe gratë flasin dhe jetojnë shpesh pranë dhe njëkohësisht kalimthi me njëri-tjetrin”.

1. Komunikimi
Ndërsa bisedat e grave në shumicën e rasteve nevojiten për të shprehur ndjenjat e tyre, për burrat bisedat janë për të shkëmbyer informacion. Klasike është situata: Ajo shkon në sallon bukurie dhe kthehet me një “look” të ri në shtëpi.
Ai konstaton pa asnjë lloj shprehje: “Oh, ishe në floktore sot”. Këtë ajo e di edhe vetë dhe do të donte më mirë të dëgjonte: “Zemër, dukesh fantastike”.
2. Pritshmëria nga partneri
Nga dashuria pa kushte e fillimit, ku vlente që ta zbuloje dhe ta bëje për vete tjetrin pa rezerva apo kufizime, zhvillohen me kalimin e kohës qëndrime pritshmërie, të cilat duhet t’i përmbushë partneri.
Nëse ai s’e bën këtë, i duhet të ndryshojë. Kjo çon thuajse në mënyrë të pashmangshme – pavarësisht nga seksi – në reagim mbrojtës.
3. Stresi
Faktori i tretë vjen nga jashtë dhe quhet stresi i përditshëm. Një studim i Universitetit zviceran Fribourg – sipas periodikut Psikologjia sot – tregon se rreth 25 % e çifteve jetojnë në një lidhje jo të lumtur.
Nëse një lidhje qëndron për një kohë të gjatë, kjo përqindje mund të shkojë deri në 50%. Më të ndjeshëm ndaj një lidhje jo të lumtur janë partnerët që flasin pak me njëri-tjetrin, por që të dy akuzojnë për një mbingarkesë të madhe stresi.
Dhe në vend që ta përballojnë së bashku këtë stres, “gatuan secili gjellën e vet “. Lidhja mbetet, në këtë mënyrë, në mes të rrugës. Dhe si përfundim kthehen në të panjohur për njëri-tjetrin.
Çfarë duhet bërë?
Zgjidhja tingëllon e thjeshtë dhe quhet pranim. Kjo zgjidhje është terapia e përdorur nga profesorët amerikan të psikologjisë Neil S. Jacobson dhe Andrew Christwnsen.
Hapi i parë: Të pranosh nëpërmjet të kuptuarit
Partnerët të cilët i hedhin njëri-tjetrit akuza, natyrisht që besojnë se tjetri bën diçka të gabuar. Sipas Christwnsen dhe Jacobson çifti duhet të përpiqet ta shohë problemin nga një këndvështrim tjetër.
Nuk duhen diskutuar si të vërteta veset negative të hamendësuara të partnerit. Përpiquni ta kuptoni dhe të zbuloni motivet e vërteta të problemit për t’u çliruar nga paragjykimet.
Hapi i dytë: Pranim nëpërmjet ndjenjës
Kush i thotë bashkëshortit apo bashkëshortes pas një zënke të fortë, se tani ndihet i vetmuar dhe që do të donte që partneri ta mbështillte në krah? Kjo mund të konsiderohet si dobësi, por prej saj mund të nxirren avantazhe.
Apo më mirë t’i kthehesh me ashpërsi dhe më në fund je më i plagosur se asnjëherë tjetër. Këto ankthe, sipas mendimit të ekspertëve, duhen kaluar. Kush hapet, i jep mundësinë tjetrit të reagojë me mirëkuptim dhe ndjenjë.
"Nuk bëhet fjalë të fitosh kundrejt tjetrit. Në çift duhet të qëndrojë në qendër zgjidhja e përbashkët e problemit. Në fund të fundit, përse na nevojitet partneri?", pyet Profesor A. Christwnsen.

Ai flet pak – ajo shumë
Si kusht vlen – dhe për këtë janë të gjithë ekspertët në një mendje – gatishmëria për komunikim. Dhe këtu duket që seksi "i fortë" ka ende deficite.
Sipas statistikave një në katër gra shprehen: "Më nervozon tek partneri im që flet shumë pak me mua“. Po burrat? 23,8 % thonë: "Mua më nervozon fakti që duhet të telefonoj gjithmonë nëse ndonjëherë më duhet të vonohem". Nuk ka asnjë shenjë, që ky fakt me kalimin e kohës do të ndryshojë shumë midis burrit dhe gruas.
Kur ai të kritikon gjithmonë
Dyshime, pasiguri, dilema... Të gjitha këto janë periudha të jetës, të cilat mund të mposhten vetëm në një moshë të caktuar. Një eksperiencë e gjatë profesionale, një lidhje e qëndrueshme, një punë e realizuar, nuk mund të fitohen kur je vetëm 20 vjeç. Do të duhet të përballesh me vështirësitë, zhgënjimet, për të fituar mbi dyshimet dhe pasiguritë e tua.
Kështu, ndodh që gjithmonë në kërkim të pse-ve dyshuese, ne femrat kërkojmë konfirmim nga partneri për gjithçka të keqe që mund të ndodhë në jetën tonë. Nuk lejojmë të diskutohet, vetëm kërkojmë të dëgjojmë fjalinë, "ndodh kështu dhe mjaft!", është pjesë e natyrës së butë dhe të brishtë femërore.
Në këtë mënyrë kërkojmë konfirmime të vazhdueshme në vështrimet e partnerëve tanë. Në zilinë që shkaktojmë tek miket tona përpara pasqyrës, në bilancet e jetës së deritanishme dhe mund të vazhdojmë pafundësisht për të kërkuar konstatimet e jetës sonë. Kërkojmë të evitojmë përballjen me defektet tona të pashmangshme. Nuk ka asgjë të keqe tek kjo.
Shpesh arrijmë t'ia dalim duke gjetur një ekuilibër delikat, të cilin dimë ta pranojmë. Nuk vuajmë për atë që nuk shkon në jetën tonë dhe kështu ndjehemi mirë me veten. Por çfarë ndodh nëse i ashtuquajturi "armik" i gjendjes tonë shpirtërore fle në një krevat me ne?
Çfarë ndodh kur është partneri shkaktar i të gjitha dyshimeve tona, i cili nuk humb asnjë rast për të kritikuar aspektin tonë fizik, veshjen, mënyrën e të jetuarit. Në të tilla raste ndodh që i gjithë sistemi ynë i sigurisë, që e kemi ndërtuar me kaq mund dhe vështirësi, fillon të tronditet duke na zbritur në një aspekt negativ të të shikuarit të gjërave.
Megjithatë, asgjë nuk është e pazgjidhshme. Nëse arrijmë të flasim me partnerin, ta bëjmë atë pjesë të dyshimeve dhe pasigurive tona, mund të evitojmë situatat negative që jo rrallë na çojnë në temperaturën nën zero.

"Unë nuk e kuptoj që ke një veshje të re"
Nëqoftëse ai nuk të thotë që fustani që ke blerë të rri shumë bukur, ti ndjehesh keq. Nëse ai nuk arrin të kuptojë se ti ke një veshje të re, do të ndjehesh akoma më keq.
Nëse veshja jote e re i prezantohet të dashurit në një takim romantik në një restorant në periferi të qytetit, larg syrit kureshtar të miqve dhe nëse rezultati vazhdon të mbetet gjithmonë negativ, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një situatë të tmerrshme.
Do të ndjeheshe më keq se në të gjitha rastet e përshkruara më sipër, por siç e thamë, gjithmonë ka një zgjidhje. Pusho së kërkuari aprovimin e tij për veshjen tënde të re.
Janë shfaqjet e para të një problemi jo të vogël që mund të kesh me vetvlerësimin tënd. Mos harro kurrë se veshjen e ke blerë për kënaqësinë tënde dhe nëse të pëlqen ty, duhet të të mjaftojë. Në të kundërt, nëse e ke blerë vetëm për të tërhequr vëmendjen e tij, për të marrë aprovimin e tij, atëherë duhet që të mos e kishe blerë kurrë, nuk ia vlen të çosh dëm paratë e tua për asgjë.
"Ti nuk di të drejtosh një makinë"
Ai të kritikon duke të thënë se nuk i pëlqen mënyra jote e të drejtuarit të veturës. Është tipike një kritikë prej burrash "të zotë, të aftë dhe të vetkënaqur", të atyre që ndjehen superiorë në lidhje me drejtimin e automjeteve.
Duke i lënë mënjanë të gjitha gjykimet psikoanalitike të raportit burrëmakinë, kujtoni gjithmonë se statistikat shënojnë rritje në favor të grave që dinë të drejtojnë një makinë, sepse ato janë më të kujdesshme në timon, në respektimin e kodit të qarkullimit dhe sigurisht bëjnë më pak aksidente se meshkujt.
"Mëso të sillesh me njerëzit e mi"
Ai të kritikon se ti duhet të jesh më e dashur dhe më e disponueshme me prindërit e tij. Përpiquni t'i thoni se ju jeni e gatshme të mirëprisni komunikimin me ta, por për sa u përket këshillave dhe ndërhyrjeve në jetën private, të mjaftojnë prindërit tuaj.
Bëjini me dije partnerit se ju keni zgjedhur atë dhe jo familjen e tij për të jetuar. Dhe nëse të dyja këto gjëra janë krejtësisht të pandara, ai dhe familja e tij, bëjini të kuptojë se nuk është rasti të tërheqë fort litarin, sepse ai mund të këputet në një moment të caktuar dhe kështu ai rrezikon t'ju humbasë ju.

"Më e dashur me shokët, edhe pse nuk të pëlqejnë"
Ai të kritikon se miqtë e tij mendojnë se nuk je shumë e komunikueshme dhe simpatike me ta. Situata më e thjeshtë për t'u zgjidhur. Kjo do të thotë që herën tjetër, kur ata do të vijnë për të parë ndeshjen e futbollit, nën shishet e pafundme të birrave do të jesh në lartësinë e duhur t'u flasësh atyre për gra të bukura, motorra, autovetura, rezultate ndeshjesh futbolli etj, etj.
Nuk është e vështirë për ty të ndjehesh pjesë e grupit, qoftë edhe duke u shtirur ajo që nuk je në të vërtetë. Komplimentet që do të marrësh nga një mbrëmje e tillë do të jenë të pafundme. Do të fitosh të drejtën e pjesëmarrjes në shoqërinë e partnerit, duke eliminuar epitetin "një bashkëbiseduese bezdisëse".
"Nuk je e zonja për asgjë"
Ai të kritikon se nuk arrin të çosh deri në fund një punë të nisur. Komplimente për origjinalitetin e të thënit të gjërave. Me thënë të drejtën, ke qenë ti vetë kur e ke pranuar se ke vështirësi në realizimin e ideve dhe qëllimeve të tua.
Kjo ka ndodhur sepse nuk ke ditur të zgjedhësh drejt që në fillim, ose sepse rrethanat anësore kanë eliminuar vendosmërinë tënde për të plotësuar kërkesat e tua. Gabimi qëndron sepse të gjitha këto pasiguri ia ke pranuar partnerit dhe ai fillon t'i shfrytëzojë në një moment të caktuar.
Tregoji se je në kërkim të gjërave të reja, pasionet e tua nuk mbarojnë kurrë dhe mbi të gjitha ti ke arritur të krijosh një lidhje të qëndrueshme, pjesë e të cilës është edhe partneri yt.