Welcome
 
Welcome.. Miresevjeni
Menu  
  Home
  Contact
  Politikë
  Sport
  Kultur
  Shkencë
  Shëndetësi
  Lifestyle
  Teknologji
  Kuriozitete
  Vip news
  Psikologji (love)
  Love
  Love Poems
  Nick names MSN
  Feja islame
Teknologji


   

Dell Studio XPS 435

Kompania Dell ka paraqitur modelet e reja të desktopëve nga linja e njohur Studio XPS, e cila është e dedikuar për përdoruesit që kërkojnë pak më tepër dhe për adhuruesit e lojërave kompjuterike.

Dell Studio XPS 435 blerësve u ofron vetëm procesorët Core i7 nga kompania Intel në kombinim me 24 GB DDR3 memorie.
Kartelat grafike në ofertë janë ato nga ATI, prej Radeon HD 3650, mbi 4670 dhe deri tek Radeon HD 4870, derisa për zë përkujdeset kartela prej 7.1 kanalesh nga Intel apo kartela Sound Blaster X-Fi nga Creative. Sistemi i disqeve shkon prej 1.5 deri në 4.5 terabajt, varësisht nga konfiguracioni dhe numri i disqeve, e në të gjendet edhe Blu-ray dhe rrjeta e integruar pa tela.
Së bashku me kompjuter shiten versionet 64-bitëshe të sistemit operativ Windows Vista (Home Premium apo ajo Ultimate).
Çmimet nisin prej 1.100 dollarë amerikanë për modelin me procesor Core i7 920, 3 GB memorie dhe Radeon HD 3650 e më shumë, varësisht prej pajisjeve që përdoruesi kërkon.



Laptopë nga Nokia?

Në një intervistë të cilën njeriu i parë i kompanisë Nokia, Olli-Pekka Kallasvuo, i ka dhënë televizionit kombëtar finlandez YLE është thënë se Nokia është duke marrë parasysh hyrjen në tregun e laptopëve.

Në Nokia theksojnë se qysh tani po shembet kufiri në mes pajisjeve të cilat fillimisht i vlerësojmë telefona dhe laptopëve, prandaj në kompani shumë aktivisht janë duke vlerësuar mundësinë e prodhimit të laptopëve “të vërtetë”.
Thashethemet për hyrjen e mundshme të Nokias në tregun e laptopëve janë të pranishme që prej fundit të vitit të kaluar, mirëpo ky është konfirmimi i parë i aktiviteteve të tilla.
Sipas vlerësimeve të analistëve të pavarur hyrja e Nokias në tregun e laptopëve është një veprim logjik duke marrë parasysh se të gjithë operatorët kryesorë të telefonisë mobile në ofertë kanë edhe laptopë të pajisur me kartela për të dhëna.

   

LG – celular transparent

Për ata të cilët duan të dallohen nga masa, LG ka paraqitur një celular me tastierë të punuar nga plastika transparente.

LG ka paraqitur celularin GD900 i cili dallohet specifikat e tij të dizajnit “i pari në botë”. Në fakt, pasi që tastiera të tërhiqet në këtë telefon rrëshqitës, në vend të plastikës klasike dhe të mërzitshme do tu pres ajo transparente. Pjesa transparente e tastierës gjithashtu do të jetë e ndriçuar.
Trashësia e celularit do të jetë 13.4 milimetra, do të mund të lidhet në rrjetet HDSPA, e në plan janë edhe dëgjueset Bluetooth të dizajnuara veçanërisht për të, të cilat do të mund të përshtaten në mënyrë të përsosur me celularin.
Pos kësaj, specifikat e këtij celulari edhe më tutje në masë të madhe janë të panjohura, e si transparenca do të ndikoj përdorimin e tij, epo, për pronarët e ardhshëm të këtij celulari kjo nuk do të jetë me rëndësi të madhe.
Paraqitja në treg e këtij celulari është përcaktuar të jetë për tremujorin e dytë të këtij viti, me çmim tani për tani të panjohur.


Thithëse elektrike me kristale Swarovski

Kompania Electrolux Floorcare ka paraqitur, sipas shumë njerëzve, thithësen më të shtrenjtë elektrike në botë - Crystal Ergorapido.

Thithësja është dekoruar me 3.730 kristale Swarovski. Crystal Ergorapido, e cila është dizajnuar nga dizajneri polak i modës Lukas Jemiol, do të shitet me çmim rekord prej 15.000 euro.
Në kompaninë Electrolux potencojnë se janë kontaktuar nga personat zyrtar të Librit të rekordeve Guinness, sepse besojnë që kjo do të mund të ishte thithësja më e shtrenjtë në botë.

Mirëseerdhe vizitues i nderuar.Shpresojmë që të kalosh sa më mirë në websiten tonë.  
   
Merlind Ramadani  
  Mirëseerdhe vizitues i nderuar, shpresojme qe te kalosh sa mer mir.
Gjat shfletimit te websaitit tone ka shum mundesi te keni verejtur mangesi te ndryshme pa qellim nga administratori.Mirepo nese doni te na ndihmoni qe ta popullarizojme dhe ta persosim ket websit ju lutemi na kontaktoni ne kontaktet tona te dhena me posht.
 
Kontakt E-mail dhe Tel.  
  e-mail:
Lindi_gv1@hotmail.com
Lindi_gv1@live.com
iTerrorist@live.com
Tel.mob:
+38970853234
+38972648482
 
Barcoleta e javës  
  Ni nxans ne bank t'kalsës e vizaton ni mizë edhe profesoresha mendon qe miza osht pernime i mshon me myt edhe e thon dorën.Shkon profesoresha te prindi i djalit edhe i thot : "djali jot e ka vizatu ni mizë ne bank une kom mendu qe osht pernime i kom mshu edhe e kom thy doren".Baba i djalit thot :"aiiiiiii ti doren e ke thy ai mu ma ka vizatu ....... n'derë e e kom thy ....... e su bo nomi e ti pe kan dorën"  
Today, there have been 10 visitors (12 hits) on this page!
Good luck This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free