Zbulohen sy bionik që kthejnë shikimin tek të verbrit
Shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbrit.
Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë.
Linda Kurfut nga Kalifornia është një prej atyre që janë pajisur me sy bionikë. Ajo mban syze me një kamerë të vogël që komunikon me elektrodat e vendosura në sytë e saj të cilat nxisin retinën. Për më shumë se një dekadë ajo ishte plotësisht e verbër si pasojë e një sëmundjeje të trashëguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si të gjithë njerëzit normalë. Syri bionik i Lindës ka 16 elektroda.
Por pajisjet e reja kanë edhe më shumë. Në Australi, doktor Vivek Çouduri pranë spitalit Princi i Uellsit në Sidney, po zhvillon një pajisje të ngjashme që vendoset në sipërfaqen e syrit. Ai thotë se tani ndodhet pranë përfundimit të punës dhe së shpejti do të fillojë provat duke e implantuar sytë tek disa pacientë. Teknologjia e përdorur për këtë sy bionik është e ngjashme me atë që përdoret për pajisjet e dëgjimit që vendosen në vesh tek personat që nuk dëgjojnë. Shkencëtarët australianë tregohen optimistë kur thonë se presin që nga pajisja e tyre të verbrit mund të përfitojnë shikimin 100 përqind.
Varrezë e madhe nga epoka fenikase zbulohet në Liban
Varrezë e madhe nga epoka fenikase, e cila mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë të këtij civilizimi, është zbuluar nga arkeologët spanjollë në bregdetin libanez Tir.
"Ky zbulim për momentin është burimi më i rëndësishëm i informatave, që do të na ndihmojë më mirë ta kuptojmë historinë e Fenikasve", theksoi arkeologu Ali Badaui.Sipas të dhënave të para, varreza daton mes shekullit të 9-të dhe 7-të para erës sonë."Varreza është e rëndësishme, për shkak të asaj se gjendet në njërën prej qyteteve kryesore fenikase, konsideron Maria Obet, profesoreshë e arkeologjisë dhe udhëheqëse e ekipit të Universitetit në Barcelonë, i cili i kryen gërmimet.Badaui njoftoi se në këtë vend janë gjetur mbi 60 qypa të mbyllur hermetikisht, në të cilat ka eshtra të djegur."Fenikasit kanë pasur traditë që t'i djegin kufomat dhe eshtrat e të vdekurve", sqaron profesoresha Obet."Këto eshtra do të na ndihmojnë më mirë t'i kuptojmë veset dhe nivelin e zhvillimit shoqëror të njerëzve që janë varrosur këtu", konsideron Badaui nga ana e vet.Fenikasit, të njohur si detar të shkëlqyer, në bregun libanez kanë ndërtuar qytetet Biblos, Tir dhe Sidon.Gërmimet, me kërkesë të Ministrisë libaneze të Kulturës, filluan në vitin 2005, por u ndërprenë në vitin 2006 për shkak të konfliktit ushtarak mes klanit shiit të Hizbullahut dhe Izraelit.
Studim mbi nivelin e kolesterinës së keqe
Ulja drastike i nivelit lartë të kolesterinës ndihmon pacientët me diabet për të përmirësuare gjendjen e artereve të tyre.
Kështu thuhet në një studim i kryer nga shkencëtarët e Institutit kombëtar kundër sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe gjakut. Tek pacientët që e ulën nivelin e kolesterinës së keqe në 70, trashësia e artereve u pakësua dukshëm, ndërsa tek pacientët ku niveli i kësaj kolesterine ra nën 100, trashësia e artereve të zemrës u shtua. Këto rezultate po i bëjnë mjekët të pyesin se cila është shkalla e duhur e nivelit të ulët të kolesterinës së keqe apo LDL.
Sipas studimit, në qoftë se ulja e nivelit të kolesterinës së keqe pakëson rrezikun për goditje në zemër, atëherë sa më i ulët (deri në një shkallë të caktuar) ky nivel , aq më shumë pakësohet ky rrezik – të paktën për pacientët me diabet të tipit 2.
Për 3 vjet me radhë, shkencëtarët ndoqën nga afër gjendjen e 500 pacientëve me diabet. 250 prej tyre u trajtuan duke patur për synim uljen e nivelit të kolesterinës së keqe nën 100. 250 pacientët e tjerë iu nënshtruan një trajtimi agresiv me ilaçe me synimin për ta ulur nivelin e kolesterinës së keqe nën 70. Pjesmarrësve iu dha një ilaç Statin dhe nëse kishin nevojë edhe ilaç Zetia, i cili bllokon kolesterinën në një tjetër mënyrë. Rezultatet treguan se lloji i ilaçit nuk luajti ndonjë rol. Tek ata që iu nënshtruan trajtimit agresiv , trashësia e artereve të tyre u hollua. E kundërta ndodhi me grupin tjetër të pacientëve që u trajtua në mënyrë tradicionale për uljen e nivelit të kolesterinës. Tek ata u shtua rreziku për bllokim arteresh dhe goditje në zemër.
Ekspertët thonë se këto rezultate nxisin edhe më shumë debatin në qarqet mjekësor se deri në çfarë shkalle duhet ulur niveli i kolesterinës së keqe. Tani për tani argument është se ky nivel duhet të jetë nën 100 për të gjithë pacientët në moshë mesme.
Paniku shton rrezikun për sëmundjet e zemrës
Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.
Çdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm. Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm.
Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës. Ata mendojnë se ky rrezik vjen nga ngurtësimi i artereve si pasojë e shtimit tej mase të veprimtarisë së sistemit nervor.
Statistikat tregojnë se rreth 5 përqind e amerikanëve provojnë sulme paniku gjatë një periudhe të jetës së tyre dhe rreth 3 përqind i përjetojnë ato çdo vit. Gjithashtu është vënë re se shumë prej atyre që preken nga sulmet të vazhdueshme të ndjenjave të panikut, vuajnë nga sëmundje në zemër.
Kohët e fundit shkencëtarët pranë Kolegjit Universitar të Londrës studiuan lidhjen midis panikut dhe problemeve në zemër dhe arritën në përfundimin se paniku mund të jetë shkaktar i shtimit të goditjeve në zemër. Ata morrën në shqyrtim 57 mijë vetë që vuanin nga paniku që do të thotë se kishin provuar ankth të pakontrolluar për më shumë se 6 muaj. Në grupin tjetër ata përfshinë persona pa simptoma paniku. Shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me panik kishin 38 përqind gjasa për të pësuar një goditje në zemër dhe 44 përqind më shumë gjasa për t’u prekur nga ndonjë sëmundje në zemër. Shkencëtarët spekullojnë se kjo ndoshta vjen si pasojë e ngurtësimit të artereve tek personat me panik ku sistemi nervor detyrohet të veprojë në mënyrë tepër të sforcuar. Ata i botuan rezultatet e studimit të tyre në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës.
Por gjatë studimit shkencëtarët zbuluan një paradoks; personat që vuanin nga paniku, megjithëse mund të prekeshin nga sëmundje të zemrës, ata kishin 25 përqind më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të tilla. Ekspertët thonë se shpjegimi i mundshëm është se pacientët që vuajnë nga paniku shkojnë rregullisht tek mjeku për të kontrolluar gjendjen e tyre, dhe kjo bën që rastësisht të dallohen edhe problemet në zemër e pastaj të diagnostikohen e trajtohen që në fazë më të herëshme, ndryshe nga personat e zakonshëm të cilët shkojnë tek mjeku një herë në 6 muaj a një vit, ose vetëm kur sëmundja ka përparuar. /voa/
Sheqeri mund të shkaktojë varësi
Disa hulumtime të fundit amerikane kanë nxjerrë një përfundim paksa të çuditshëm: sheqeri mund të shkaktojë varësi ngjashëm si edhe kokaina dhe heroina.
Rezultatet e testeve të bëra në kafshë kanë treguar se pas konsumimit të një sasie të madhe të sheqerit vjen deri tek ndryshimet në tru të cilat janë të ngjashme me ato që paraqiten pas konsumimit të drogave si heroina dhe kokaina.
Konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit ka qenë i lidhur edhe me ndryshimet në sjelljen e kafshëve si dhe me paraqitjen e pasojave afatgjate, të cilat ngjajnë si në përdorimin e drogave.
Sheqeri ka shkaktuar rritje të pranisë së neurotransmetuesit të quajtur dopaminë në tru, ngjashëm si edhe heroina dhe kokaina.
Kur pas një kohe kafshëve eksperimentale u është ndërprerë sheqeri, ato kanë filluar të shfaqin shenja të ankthit dhe tërheqjes, si edhe tek personat të cilët konsumojnë alkool, duhan ose drogë, bëjnë të ditur shkencëtarët.
"Science": 10 zbulimet më të mëdha shkencore të vitit 2008
Revista "Science" ka bërë edhe klasifikimin e zbulimeve më të mëdha shkencore të vitit që po lëmë pas, pra 2008.
"Riprogramimi qelizor", pra, aktivizimi i një grupi gjenesh që bëjnë të kthehet mbrapsht "ora" e qelizës deri tek faza embrionale. Ky është zbulimi me i madh i këtij viti. Për zhvillimin qe jep ne kurimet ne mjekësi për sëmundje që sot janë të pashërueshme si Parkinson, distrofia etj. Zbulimi qëndron në vendin e parë të klasifikimit si zbulimi shkencor i vitit 2008.
Në vendin e dytë është zbulimi i planeteve jashtdiellore. Për herë të parë në 2008 astronomët kanë vënë re planetë jashtë sistemit diellor. Ne vendin e trete si zbulimi shkencor i vitit klasifikohet "katalogu" i gjeneve tumorale. Mes tyre ajo qe ja vlen te permendet jane gjenet qe shkaktojne tumorin e pankreasit. Ne vend te katert jane superpercuesit e rinj te energjise. Ne 2008 jane zbuluar materiale te reja te afta te percojne energji pa asnje rezistence dhe ne temperatura shume te larta te bazuara ne materiale "hekuri".
Vendin e peste e mban zbulimi i quajtur "Proteinat ne pune". Shkencetaret vezhguan proteinat "ne pune", te cilat lidhen me receptoret ne qelize dhe modifikojne gjendjen metabolike, duke kontribuar keshtu ne percaktimin e tipareve te veshjeve. Pas ketij zbulimi, ne vendin e gjashte vjen "Energjia e rinovuar". Eshte e njohur edhe rendesia e teknikave te reja per te prodhuar energji eletrike te prodhuar nga qeliza diellore ose qendra eolike.
Ne vendin e shtate vjen zbulimi i quajtur "Forma e embrionit". Kane qene pamje te mrekullueshme ne video si asnjehere me pare, te zhvillimit embrional. U be e mundur regjistrimi dhe analizimi i formacionit te nje tipi kafshe i perdorur ne fund te kerkimit, i quajtur "Zebrafish", qe diten e pare pas konceptimit deri ne kompletimin e te gjithe organizmit.
Vendin e tete e mban zbulimi i quajtur "Shendoshja "e mire"". Ne luften kunder obezitetit nje progres i madh mund te prezantohet nga njohjet e reja mbi karakteristikat dhe funksionimin e asaj qe quhet "Shendoshja brune", ndryshe nga ajo me e njohura "shendoshja e bardhe".
"Masa protonike" eshte zbulimi shkencor i klasifikuar nga revista e njohur "Science" ne vendin e nente. Hapa te medha perpara edhe ne modelet matematike per ti paraprire me kujdes masave te neutroneve dhe protoneve.
Dhe ne vendin e fundit eshte klasifikuar "Festivali" i sekuencave gjenome. Progrese te vendosura dhe ne fushen e ndarjes se gjenomeve: nga ajo e Mamuth deri te pacientet e goditur nga tumori. Teknikat jane bere edhe me te shpejta krahasuar me ato te perdorura per ndarjen e gjenomit te pare njerezor.
Molla, kyçe për jetëgjatësinë e njeriut

Mollat përmbajnë bashkimin e vetëm organik, që luan rol të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, punën e rregullt të zemrës dhe jetëgjatësinë.
Këtë e shkruan gazeta britanike Dejli Meil, duke shtuar se bashkimi magjik epikatehin polifenol është zbuluar në sortën e posaçme të mollës së thartë angleze, që cilat tashmë nuk konsumohet në Ishullin.
Ekspertë nga Instituti për ushqim nga Noriçi kanë dëshmuar se epikatehin polifenol qetëson arteriet dhe rritë qarkullimin e gjakut. Ai mund ta zvogëlojë deri në 21 për qind ngushtimin e arterieve dhe grumbullimin e shtresave të yndyrës në enët e gjakut, me çka reduktohet rreziku nga sulmi në zemër dhe tru.
Te vullnetarët në shfrytëzimin e epikatehin polifenol është vërejtur përtëritja e enëve të gjakut për 17 vite.
Sipas të dhënave arkivore në Hartfordshir, ku është kultivuar molla me koncentim të lartë të epikatehin polifenol më shumë se 63 për qind e njerëzve kanë jetuar më gjatë se 82 vite.
Sipërmarrja britanike Coressence menjëherë e shfrytëzoi këtë hulumtim dhe krijoi sortë të re të mollës të pasur me epikatehin polifenol. Ajo tashmë lançoi në treg një lëng të pasur me eliksirin e jetëgjatësisë. Sipërmarrja paralajmëroi se së shpejti do të lëshojë në qarkullim edhe produkte tjera të pasura me epikatehin, si granule, pluhur ose ëmbëlsues. /Makfaks/
Roma e vjetër tashmë mund të gjendet edhe në Internet
Projekti me karakter edukativ, ofrohet nga Gugëll për të gjithë përdoruesit e Internetit që duan të shohin se si ka qenë Roma nga viti 320 para erës sonë.
Shërbimi hartografik i internetit Gugëll Ërth (Google Earth) ofron që në mënyrë virtuale shfrytëzuesit e internetit mund të udhëtojnë nëpër kohë edhe në vitin 320 para erës sonë. që të vizitojnë Romën e vjetër. Programi mbështetet në projektin virtual të përgatitur nga akademikë amerikanë dhe italianë.
“Kjo kopje virtuale e gjallëron historinë e Romës në një formë tre dimensionale. 400 milion shfrytëzues të Google Earth mund të hyjnë në forumin e Perandorisë ose madje në cirkun Maksimus dhe të paramendojnë Ben Hur-in , të gjithë ato punë hipotetike tani mund ti përjetojnë shumë më realisht edhe në Gugëll, në realitet mund të shihen shumë më tepër pamje nga Roma se sa në Itali”, deklaroi Michael T. Jones, hefi teknologjik i Google-it.
Xhons thotë se Roma antike është vetëm një nga seritë e projektuara të Google-it që kanë karakter arsimor, e jo fitimprurës. Aktualisht, Google është midis kompanive kryesore botërore për kërkim në internet.
Vitaminat B stabilizojnë qelizat nervore
Vitaminat e grupit B janë esenciale për metabolizmin e qelizës si dhe për mirëmbajtjen e sistemit nervor qendror.
Mjekët rekomandojnë konsumimin shtesë të B-kompleksit ose multivitaminave për të siguruar një sasi të nevoje të vitaminave B në organizëm, të cilat mund të ndihmojnë stabilizimin e membranës së qelizës nervore.
Gjatë periudhave të ftohta, si për shembull gjatë dimrit, ekspertët këshillojnë marrjen e 2.000 njësive internacionale vitamina B, për të ndihmuar funksionimin më të mirë të qelizave nervore dhe eliminimin e gjendjes dëshpëruese dimërore.
Një bimë e lashtë mjekësore premton shërimin e Alcajmerit
Ekspertët thonë se në botë ka të paktën 30 milionë vetë që jetojnë me Dementia, simptomë e Alcajmerit që shkakton humbje kujtese.
Në vitin 2050 ky numër mund të arrijë në 100 milionë. Deri tani kërkimet për gjetjen e një kure kanë qënë të pasuksesshme, ndërsa një studim tregon se një bimë e lashtë mjekësore është premtuese.
Tre mijë persona të moshuar morën pjesë në një studim për të provuar nëse bima mjekësore Ginko Biloba mund të ndihmojë përmirësimin e kujtesës. Të moshuarve në studim, të moshës mbi 75 vjeç, iu dha tablet 120 miligramësh ginko biloba, dy herë në ditë. Rezultatet ishin zhgënjyese për shkencëtarët, sepse ginko biloba nuk ndikoi në përmirësimin e kujtesës. Madje shoqata amerikane e mjekësisë paralajmëron se kjo bimë mund të jetë e dëmshme. Shumë pjesmarës në studim përjetuan goditje në tru, ndërsa tek ata me sëmundje kardio-vaskulare rreziku për t’u prekur nga dementia u shtua. Doktor DeKosky, një nga autorët e studimit, thotë se ai dhe shkencëtarë të tjerë do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një trajtimi që do të ndalte keqësimin e humbjes së kujtesës tek të moshuarit. Ndërkohë një studim tjetër mbi Ginko Bilobçn po kryehet nga shkencëtarët në Francë. Shkencëtarët amerikanë besojnë se studimi në Evropë do të japë prova të tjera se Ginko Biloba nuk është në gjendje t’i ndihmojë pacientët me Alcajmer.